“Orbita Design and Printing” është një studio krijuese dhe realizuese e regjistruar që prej 7.01.2013 në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ajo ka lindur nga nevoja për të sjellë një koncept të ri, me parimin e ndryshimit të vazhdueshëm të një game të gjerë shërbimesh e produktesh. Puna profesionale dhe pasioni për dizajnin na bën të jemi shumë produktiv dhe të çojmë më tej idetë e klientëve tanë.
“Orbita Design and Printing” është projektuar për të përbushur nevojat estetike, funksionale e profesionale të klientit.
Kemi krijuar një ambjent ku punojnë një grup vajzash profesioniste, të afta për të kombinuar teknika të ndryshme për një rezultat me “…paraqitje të jashtëzakonshme…mjeshtëri elegante”
Prej kohësh “Orbita Design and Printing” është kthyer në një galeri idesh e sugjerimesh që eventin madhështor të martesës (dasmës) e bën kurimi i çdo episodi dhe miklimi i çdo detaji, në mënyrë që dasma juaj të mos jetë vetëm një ditë e dielë kalendarike që mbaron shpejt, por të marrë jetë…
Të inkurajuar nga mirësia e miqve dhe entuziazmi i bashkëpunëtorëve filluam t’i bënim produktet tona të veçanta duke u dhënë mundësi klientëve tanë që nëpërmjet personalizimit të shprehnin dashurinë, miqësinë dhe respëktin karshi njerëzve të tyre të dashur në një mënyrë të re, speciale dhe dinamike.
Ne besojmë dhe shpresojmë që punimet tona, të punuara me shumë dashuri, të ndihmojnë për të nxjerrë në pah anën pozitive të gjithsecilit nga ne.
Thelbi qëndron në faktin se ne bëjmë realitet mendimet me qëllim që ajo çka del prej duarve tona të vërë në dukje bukurinë e krijimtarisë artizanale.
Sorry, the comment form is closed at this time.