Blog

Home / konfeta  / Konfetat e Dasmave

Konfetat e dasmave janë një traditë e qindra viteve më parë; në fakt shekujve më parë, familjet aristokrate në Europë veçanërisht në Itali dhe Francë i ofronin të ftuarve të tyre një dhuratë të vogël, e cila njihej me emrin bonboniere. Kryesisht bonbonieret të njohura ndryshe si konfetat ishin të përbëra nga metali, porcelani, guri i çmuar por edhe kristali. Ato duhej të përmbanin të paktën pesë ëmbëlsira ose bajame të bardha, të cilat përfaqsonin pasurinë, jetëgjatësinë, shëndetin, fertilitetin dhe lumturinë.

Në ditët e sotme ky detaj është një formë e zakonshme për të shprehur mirënjohjen për pjesëmarrjen në dasmën e tyre madje konsiderohet jo e këndshme nëse të ftuarit nuk marrin diçka me vete. Konfetat për të ftuarit janë krijuar si shënjuese të vogla nga eventi në mënyrë që më pas të shërbejnë edhe si një lloj suveniri.

 

5 SEKRETE SESI TË ZGJIDHNI KONFETËN E DUHUR

Kur duhet të zgjedhësh konfetën për dasmën, ka një larmishmëri formash që prezantohen. Ti mund të zgjedhësh konfeta me motive tradicionale, etnike, me temë ose të punuara në shtëpi. Më poshtë ju shfaqim disa sekrete që mund të ju vijnë në ndihmë për të bërë zgjedhjen e duhur për dasmën tuaj.

1.Ji Praktike

Si në çdo dhuratë tjetër, juve ju duhet të personalizoni në perfeksion përzgjedhjet tuaja. Kështu para se të shpenzoni për ornamentet e përygjedhura shumëngjyrshe, merrni një moment dhe reflektoni. Vërtet doni diçka të tillë? Ju nuk dëshironi që konfetat tuaja të mbledhin pluhra ose akoma më keq të përfundojë ditën e nesërmen në plehra, pra përzgjidhni diçka praktike dhe të ngrënshme. Konfetat që përmbajnë ushqime janë një opsion shumë i mirë pasi të ftuarit mund ta shijojnë gjatë ceremonisë ose gjatë rrugës pas festës.

2.Zgjidh diçka kuptimplotë

Përzgjidhni konfeta që shprehin personalitetin tuaj ose ndani diçka që ju e preferoni me të ftuarit tuaj. Ju pëlqen të dyve vera? Disa mini shishe vere me etiketa të personalizuara do të jenë një super ide. Por gjithashtu stinët mund të shërbejnë si frymëzim, përshembull në pranverë, ideja e të dhuruarit një lule ose bimë në vazo sëbashku me instruksionet.

3.DIY-Do It by Yourself

Nëse konfetat e punuara nga vetë ju mund të duken si një mënyrë e mirë për të kursyer para, ato mund të kërkojnë shuuumë kohë. Konfetat e punuara handmade janë një formë shumë fisnike për t’i  treguar të ftuarve tuaj se e vlerësoni vërtet pjesëmarrjen e tyre në dasmën tuaj. Por në krahun tjetër, përpara se të çmëndeni me ngjitësin që mund përhapet në të gjithë ambjentin tuaj bëni mirë të skiconi disa shembuj se si konfetat tuaja duhet të jenë.

4.Porosit GJITHMONË më shumë

Nëse keni vendosur që të jepni një konfetë për të ftuar ose për çift, gjithmonë duhet të keni disa konfeta të tjera ekstra nëse ato ju humbin ose prishen. Përveç kësaj, disa të ftuar mund të dëshirojnë më shumë se një konfetë.

5.Paketimi

Paketimi i personalizuar dhe një dekor i mirëmenduar janë një formë shumë unike që të shprehni të gjithë talentin dhe fantazinë tuaj.

Sorry, the comment form is closed at this time.